Kjo tabelë e vitit 1987 tregon se ku ishte hendbolli i Kosovës!
Printe në ligën ndër më të forta në botë
Sot, hendbolli i Kosovës është për të vajtuar i madh dhe i vogël.
Shikoje tabelën e vjeshtës së vitit 1987, 20 shtator, Borci i Ferizajt (sot Kastrioti) printe me 8 pikë në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, duke lënë prapa edhe Metaloplastikën. Cërvena Zvezdën,
Proleterin, Medveshçakun, Pelisterin etj. Vjeshtën e mbylli Borci në vend të tretë me 17 pikë një më pak se kampioni vjeshtor. Me 20 shtator e mposhti Borcin e Banjallukës në Ferizaj para 4 mijë shikuesve, aq shikues mbeten jashtë dhe të gjithë me bileta.
Ferizajasit i tregonin muskujt në një ligë që kishte ekip që ishte kampion i Evropës. Ku gjendet sot hendbolli i Kosovës?
Sot në hendbollin tonë, e them me keqardhje, kemi trajnerë e trajnere, që nuk e kanë idenë se ku ka qenë hendbolli i Kosovës,
Bujar Qerimi, i takon plejadës së ekipit që printe në krye të tabelës, siç shihet edhe në foto, sot nuk e ka të lehtë të përballet me këtë brumë që e sheh në Kosovë. Kosova ka pas hendbollin si industri, sot e ka për dhimbje koke,
Pa Ferizaj e pa Mitrovicë, shtoja edhe Vushtrrinë, Gjakovën, Gjilanin, harroni që ka mu ngrit hendbolli ynë.
Kryeqyteti i hendbollit është në Ferizaj, nuk është as në Istog e as në Podujevë e as në Zhegër e as në Rahovec! Kuptojeni!
Kjo shkon me traditë.