Antarësimi i plotë në EHF dhe i përkohshëm

Hendboll

Antarësimi i plotë në EHF dhe i përkohshëm

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:57
Topi

Delegacioni i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i kryesuar nga presidenti i FHK-së Eugen Saraçini, nënpresidenti Nebih Zariqi dhe Izet Gjinovci sekretar i përgjithshëm, udhëtuan në Dablin, vendin ku do të shkruhej historia më e re jo vetëm e hendbollit, por e sportit kosovarë në përgjithësi.

Për kontributin e dhënë për pranimin e mëparshëm të FHK-së me të drejta të kushtëzuara në EHF (2004) dhe IHF (2007), në kongres mysafir të FHK-së ishin presidenti i nderit Mexhit Devaja dhe anëtari i Bordit Faruk Mujka.

Kërkesa e FHK-së për anëtarësim të plotë në këtë asociacion u prolongua tani e dhjetë vite me arsyetim më shumë politikë se sa ndonjë argument të qëndrushëm dhe statutar. Mirëpo, fal angazhimit te Presidentit Saraçini me bashkëpunëtor nga viti 2013 u shpejtuan këto procese sidomos gjatë punimeve të Kongresit të 34-të të IHF-t mbajtur në Katar, dhe mbledhjes në selinë e EHF-it ne Vjenë kur presidenti Jan Brihault, sekretari pergjtihshëm Michael Wiederer u dakorduan me krerët e FHK-së për hapat drejt pranimit te plotë të FHK-së në EHF, që u implemtuan ne vazhdimësi dhe me korrektësi deri në aktin final i cili do të ndodh më 19 dhe 20 shtator.

Punimet Kongresi i 12-të i EHF-it i  mbajti më 19 dhe 20 shtator, në prezencën e delegatëve të 46 federatave evropiane dhe shumë musafirëve tjerë, kurse FHK-në përveç presidentit Saraçini në Kongres e prezentuan edhe Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci (pasi numri i pjesëmarrësve ishte i  kufizuar), por aktiv ishin shumë edhe  nën/presidenti Nebih Zariqi, anëtari i Bordit Faruk Mujka.

Votimi për pranim të plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës ishte ne rend dite ditën e dytë të  punimeve të Kongresit të 12-të, mënyra e  votimit ishte elektronike dhe nuk nevojiten 2/3 e votimit në favor të FHK-së, por vetëm shumica e thjeshtë (50%  të delegatëve plus një votë) e delegatëve pjesëmarrës ne Kongres.

Pas hapjes se diskutimeve nga presidenti i EHF-it Jean Brihault, ne foltoren e Kongresit doli presidenti i FHK-së Eugen Saracini i cili në pika të shkurtëra (pasi materiali propagandues i ishte shpërndarë  por bindëse tregojë arsyet pse FHK-ja duhet pranuar me të drejta të plota. Pas diskutimit te presidentit Saracini, ne foltore pastaj doli presidenti i Federates se Hendbollit te Serbisë Velimir Marjanoviç, i cili me argumentet e tijë u mundua ti bind elektoratin e Kongresit pse nuk duhet te pranohet FHK-ja ne IHF.

Ne diksutim morri pjesë edhe president i IHF-it dr Hassan Moustafa i cili shpjegoi qëndrimin e  IHF-it dhe pranimin e përkohshëm të FHK-së në IHF  qe ndodhi ne muajin korrik ne Zagreb.

Votimi ishte elektronik dhe ne te morrën pjesë 43 përfaqësues të federative anëtare të EHF-it dhe me 25 vota “për” dhe 18 vota “kundër” Federata e Hendbollit e Kosovës hyri ne histori, duke qenë federate e pare e sporteve kolektive e cila ja doli të anëtarësohet me të drejta të plota në istitucione ma te larta sportive të hendbollit.

Pas shumë e shumë përpjekjeve tashmë Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), zyrtarisht është anëtare e 50-të dhe e barabartë e EHF-së.

Kongresi i EHF-it përveç që u pranua me të drejta të plota, si ngjarje tjeter e veçant ishte edhe  hedhja e shortit për Kampionatin Botëror për Përfaqësuesen U21 ne konkurrencën e meshkujve për fazën kualifikuese, por edhe për EURO 2015 për grup-moshat U17 dhe U19 në konkurrencën e femrave, çka do të thotë se hendbolli kosovarë dhe FHK-ja e mbi të gjitha Kosova do te jetë top lajmi i javës, muajt por edhe vitit për sportin kosovar.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e pare zyrtare ndërkombëtare e zhvillojë më 29 tetor 2014 në Bukuresht kunder Pëfaqësueses së Rumanisë ne kauder te grupit ‘C’ të fazes së pare të kualifikimeve për Kampionatit Evropian që do e mbahet ne vitin 2018,  ndeshja u mbyll me rezultat  për vendasit, por hendbollistet e përzgjedhësit Alfred Lazari ne asnjë moment nuk u koritën, pëkundrazi treguan angazhim, njohuri solide, por ju

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat