Kosova la përshtypje të mirë me Italinë

Hendboll

Kosova la përshtypje të mirë me Italinë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:08
Kosova

Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.

Pavarësisisht se pësuan humbje 2:0 (22:12, pjesa e parë dhe 22:10, pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë, ku ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të dominojë më pas të dy pjesët.

Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në Lojëra të tilla dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë.

Image

Pamje nga ndeshja

Nesër luajmë ndaj Kroacisë dhe Qipros.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat