Janë zhvilluar të shtunën tri ndeshjet e para të edicionit 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Shqiponja befasoi Kastriotin duke e mposhtu në Ferizaj.
Skuadra gjakovare fitoi 28:23. Shqiponja epërsinë prej pesë golave e krijoi në pjesën e parë, që përfundoi me rezultat 13:8.
Samadrexha, ashtu si pritej, ka nisur me fitore.
E mposhti Vëllaznimin me rezultat 24:18. Rabia Oz u dallua te Samadrexha me nëntë gola, ndërsa gjashtë i kishte Arlinda Maloku. Te Vëllaznimi pesë gola i shënoi Aroma Kalludra.
Fitore si vendase ka shënuar edhe Jusuf Gërvalla, që e mposhti Ulpianën me rezultat 35:32.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 16:15.