Derbi të shtunën, tri ndeshje të dielën

Hendboll

Derbi të shtunën, tri ndeshje të dielën

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:28
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje është të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Rahoveci ka nisur fuqishëm dhe tashmë i ka dy fitore. Udhëheq në tabelë. Kastrioti në xhiron e parë mposhti Trepçën në

Ferizaj e më pas pësoi nga Prishtina në udhëtim. Pikë të tjera synojnë ferizajasit ndaj Rahovecit, që merr rrugë me synim për fitoren e tretë.

Tri ndeshje tjera të xhiros së tretë janë të dielën.

Nga ora 16:00 është ndeshja Deçani – Trepça, kurse prej orës 18:00 janë ndeshjet Vushtrria – Prishtina dhe Vëllaznimi – Besa Famgas. Në të tri ndeshjet skuadrat mysafire janë favorite..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat