Rahoveci kthehet me dy pikë nga Ferizaj

Hendboll

Rahoveci kthehet me dy pikë nga Ferizaj

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në derbin e xhiros së tretë,

Rahoveci e mposhti Kastriotin me rezultat 41:33.

Ndeshja e zhvilluar në ambient të bukur sportiv në palestrën “Bill Clinton”, u dominua nga “vreshtarët”.

Mysafirët nisën herët shkëputjen dhe krijuan epërsi bindëse që në pjesën e parë.

Ndërkohë në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit ishte vazhdimisht e lartë. Egzon Gjuka i shënoi tetë gola për Rahovecin, ndërsa nga shtatë i kishin Jeton Bislimi dhe Mali Luzha. Te Kastrioti plot 14 gola i realizoi Festim Mustafa, ndërsa gjashtë i kishte Vlerson Zherka.

Rahoveci shënoi fitoren e tretë rresht. Ndërkohë Kastrioti ka një fitore e dy humbje.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së tretë janë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat