Trepça mobilizohet që ta mposhtin liderin e Superligës

Hendboll

Trepça mobilizohet që ta mposhtin liderin e Superligës

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:37
Trepça

Trepça e Mitrovicës shpreson se do ta mposhtin Rahovecin, liderin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Mitrovicasit i dijnë dobësitë e rivalit dhe në anën tjetër e kanë edhe për përparësinë e terrenit. 

Kryetrajneri Taib Kabashi e njeh në thelb filozofinë e trajnerit të Rahovecit, Verim Zherka.  

“Të shtunën (19:00) luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit. Në vitin në të cilin fituam trofe pas një kohe të gjatë - Kupën e Kosovës.

E presim liderin e klasifikimit, ekipin pa humbje këtë edicion, Rahovecin.

Synojmë fitore për revansh sportiv ndaj skuadrës që na shkaktoi humbje të thellë kohë më parë.

Jemi të motivuar nga fitorja me Besa Famgas, por djemve tanë, në këtë moment jo të lehtë, u duhet përkrahja nga tribuna.

Prandaj ju presim të gjithëve në "Minatorin" tuaj.

Krah për krah njëri-tjetrit drejt fitores me shumë vlerë e shumë peshë”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat