Ferizaj përveç që synon të jetë më i fortë për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës, po ashtu po kompletohet edhe për garat evropiane.
Portierja Teninke Kaba ka vazhduar me Ferizajt.
“Shumë të lumtur të njoftojmë se muri i portës sonë, Teninke Kaba, ka vendosur të vazhdojë kontratën me klubin tonë!
Kaba, portierja jonë dhe njëherit portierja më e mirë në Kosovë ka vazhduar kontratën me KHF Ferizaj!
Gardianja e portës , që ka shkëlqyer me performancat e saj të jashtëzakonshme do të vazhdoj të mbroj ngjyrat tona.
Me aftësitë e saja fenomenale është gjithmonë një shtyllë kryesore mbajtëse e gjithë ekipit.
Faleminderit Kaba për besimin dhe përkushtimin tënd ndaj KHF Ferizaj.
Ne jemi të sigurt që me ty në radhët tona, do të vazhdojmë të arrijmë suksese të mëdha!”, njofton KHF Ferizaj.