Edhe një ukrainase të Istogu

Hendboll

Edhe një ukrainase të Istogu

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2024 Në ora: 20:44
Myloslava Borodai

Pas portieres Viktoria Mykhailenko, edhe një hendbolliste nga Ukraina në radhët e kampiones së Kosovës, Istogu.  

Përforcimi i radhës është Myloslava Borodai.

Istogu i ka synimet e qarta, përveç që të prezantohet sa më mirë në garat evropiane edhe të luftojë për të gjitha trofetë në Kosovë.  

“Nga elita e hendbollit spanjoll vjen fundorja e qendrës 23- vjeçarja Myloslava Borodai.

Ajo e filloj të Spartaku i Kievit për të bërë karrierë edhe në elitën e hendbollit polak.

Te Istogu vjen nga skuadra spanjolle C.B Zonzamas, hendbolllistja ukrainase është njëra nga ndryshimet e shumta që skuadra kampione e Kosovës ka paraparë për vitin garues 2024/25.

Istogaset synojnë trofetë e radhës dhe të ruajnë kontinuitetin e përfaqësimit të mirë të vendit në kupat evropiane.

Mirë së vjen në shtëpinë e kampioneve Myloslava Borodai, së bashku drejt sukseseve të reja”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat