Klubi algjerian: Astou Ndiaye do t’i bashkohet Istogut 

Hendboll

Klubi algjerian: Astou Ndiaye do t’i bashkohet Istogut 

Nga: K.Goca Më: 3 gusht 2024 Në ora: 15:30
Astou Ndiaye

Klubi i hendbollit Elbiar nga Algjeria ka njoftuar për largimin e hendbollistes senegaleze, Astou Ndiaye. 

Klubi algjerian ka zyrtarizuar largimin e hendbollistes në faqen e klubit në instagram, duke shkruar se ajo po përgatitet që t'i bashkohet klubit të hendbollit Istogu, kampion i Kosovës.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Astoun, për angazhimin e saj, talentin e sa dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në suksesin e ekipit tonë.

Prania dhe paraqitjet e saja lanë gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.

I urojmë gjithë të mirat në këtë fazë të re të karrierës së saj. Urojmë fat të mirë Astout”, njofton klubi Elbiar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat