Besa Famgas e Pejës pretendon të luftojë për gjitha trofetë në edicionin e ri në hendbollin e Kosovës.
Pejanët sollën një përforcim të madh nga Tunizia.
Mohamed Khalil Chaouach i bashkohet Besës. Ai së fundit është paraqitur në kampionatin hungarez.
“Mohamed Khalil Chaouach - The Terminator.
Kemi arritur marrëveshje me pivotin 21-vjeçar nga Tunizia.
Mohamed na bashkohet pas një eksperience në Superligën e Hungarisë tek klubi Pler Budapest!”, njofton KH Besa Famgas.