Vdes sportistja në moshë të re

Hendboll

Vdes sportistja në moshë të re

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2024 Në ora: 23:13
Guilen SancheZ

Hendbollistja spanjolle Blanca Guilen Sanchez ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 20-vjeçare.

Media spanjolle “Marca” raporton se hendbollistja para një viti e zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e detyroi që të ndalonte së luajturi hendboll.

Kjo lojtare ka qenë pjesë e skuadrave CAB Cartagena dhe CBM Maristas Cartagena

Përveç karrierës së saj sportive, ajo ishte e përkushtuar në arsim dhe diplomoi në inxhinieri biomjekësore.

“Sot pranojmë humbjen më të rëndë, por e dimë që buzëqeshja juaj do të vazhdojë të japë jetë.

Nga sot ju luani në një ligë tjetër, së bashku me  Zotin, Atin tonë, duke u kujdesur dhe duke mbrojtur të gjithë tifozët tanë”, thuhet nga Federata e Hendbollit të Rajonit të Murcia-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat