Trepça - Prishtina, derbi i rivalëve të vjetër

Hendboll

Trepça - Prishtina, derbi i rivalëve të vjetër

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 14:11
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen e rivalëve të vjetër, Trepçës e Prishtinës, hapet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten (sonte) nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Vendasit janë të vendosur për të ofruar lojë të fortë dhe interesante, ndonëse Prishtina llogaritet favorite.

Prishtina renditet e katërta me 17 pikë. Trepça është e fundit me gjashtë pikë, të cilat i fitoi në nismë të stinorit pranveror.

Xhiroja e 20-të vazhdon të shtunën kur janë dy ndeshje.

Nga ora 20:00 takohen Vushtrria e Kastrioti, ndërsa në termin të njëjtë është edhe takimi Llapi – Besa Famgas.
Në të dy ndeshjet skuadrat mysafire janë favorite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat