Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane

Hendboll

Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane

Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:05
Dafina Mustafa

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë.

21-vjeçarja pas përfundimit të këtij edicioni do të transferohet nga Kreuzlingeni te skuadra më e madhe zvicerane, Yellow Winterthur.

Mustafa është zhvilluar te LC Bruhl, ndërsa në verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës.

Winterthuri aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin zviceran.

Dafina është shquar me paraqitje të mira te Kruezlingeni, sidomos në mbrojtje.

Ajo tashmë është lojtare shumë e rëndësishme edhe e Kombëtares sonë. U shqua sidomos në ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën, vjeshtën e kaluar.

Dafina Mustafa ka thënë se ka synim ta ndihmojë skuadrën e re, por në të njëjtën kohë të dëshmojë që është e vlefshme për Kombëtaren e Kosovës. Edhe te Winterthuri janë shprehur të lumtur që kanë angazhuar lojtaren tonë.

Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat