Kombëtarja e Kosovës synon fitore

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës synon fitore

Më: 13 mars 2025 Në ora: 17:48
Pamje nga një stërvitje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e pret me optimizëm ndeshjen e sontme kundër Ukrainës.

Dardanët janë grumbulluar të dielën nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, ndërsa kanë ushtruar deri dje për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme dhe vendimtare.

Kjo ndeshje i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.

Sfida mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 20:15.

Hendbollistët e Kosovës presin përkrahje të madhe nga tribunat për ta realizuar së bashku synimin e madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat