Kombëtarja e Kosovës me zemër të madhe e mposhti me rezultat 31:30 Ukrainën, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Ukraina shokohet në Prishtinë, ndërsa Kosova hap rrugën për kualifikim.
Atmosferë e bukur në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Hendbollistët e Kosovës treguan angazhim maksimal në përballje me ukrainasit.
Një pjesë e parë interesante ku Dardanët ishin më të mirë gjatë një pjese më të madhe të kohës.
Kosova udhëhoqi me tre gola epërsi (7:4, 8:5 e 9:6). Mirëpo ukrainasit patën një seri 3:0 duke barazuar rezultatin 9:9 në minutën e 19-të.
Ky barazim në rezultat djelmoshat Dardanë i motivoi edhe më shumë duke udhëhequr e rritur epërsinë në 3 gola (14:11).
Fundi i pjesës së parë 16:12 në të mirë të Kosovës.
Djelmoshat e Bujar Qerimit e filluan mirë pjesën e dytë, thelluan epërsinë në 17:12.
Ukrainasit pas një angazhimit e ngushtuan rezultatin në 3 gola (22:19) në minutën e 42-të.
Në minutën e 47-të rezultati barazohet 23:23.
Djelmoshat tanë kaluan sërish në epërsi me (25:23) me golat e Gegajt e Ramosajt.
Në minutën e 53-të rezultati barazohet 27:27 dhe 28:28.
Finish dramatik dhe për infarkt.
Në minutën e 58-të Valon Dedaj humbi penalltinë, ku portieri rival e priti.
Dardanët udhëhoqën me 31:30
Dedaj edhe në minutën e fundit humbi penalltinë.
Djelmoshat tanë fitojnë me rezultat 31:30 ndaj Ukrainës.
Hendbollisti Leonard Gegaj është më efikasi me 9 gola i ndihmuar nga Valon Dedaj me 8 sosh, janë më efikasit të Kosova.
Të ukrainasit Dmytro Artemenko ishte më i dalluar me gjithsej 10 gola.
Në grupin e 6-të Holanda kryeson me 4 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Islanda 3 (një ndeshje), Kosova 3 dhe Ukraina me 2 pikë.
Kosova – Ukraina 31:30
Kosova:
Berisha
Dedaj 8
Gegaj 9
Quni 4
Dre. Tahirukaj 4
Gjuka 4
Dri. Tahirukaj 1
Palushi
Ninaj
Shabani
Ramosaj 1
Muqolli
Ramadani
Taci
Luzha
Zena
Ukraina
Komok
Artemenko 10
Denysov 3
Turchenko 5
Akimenko 5
Blyzniuk 1
Burzak 3
Minotskyi 1
Kotiuk
Skyba
Tilte
Onufriienko 2
Dontsov
Terekhov