Vëllaznimi i Gjakovës është në festën e triumfit në Ligën Unike në basketboll (meshkujt).
Gjakovarët po përgatiten për sfidën e nëserme ndaj Borës.
“S'ka kohë për pushim!
Pas triumfit historik në Ligën Unike, menjëherë rikthehemi në aksion të dielën, aty ku e zhvillojmë duelin e radhës nga Superliga.
Në palestrën tonë e presim ekipin e Borës, në duelin i cili fillon nga ora 19:00, derisa objektivi dihet, pasiqë jemi në luftë për vendin e katërt para play off-it!
Ju mirëpresim për ta përkrahur skuadrën e cila në finalen e madhe, dha 200% nga vetja, për të na gëzuar secilin nga ne!” njofton KB Vëllaznimi.