KHF Kastriotin nuk e përcolli fati 

Hendboll

KHF Kastriotin nuk e përcolli fati 

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2025 Në ora: 13:54
Kastrioti i Ferizajt

Kastrioti i Ferizajt megjithatë ka arritur pritshmëritë për edicionin 2024-2025 në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), duke marrë parasysh se u ballafaqua edhe me lëndimin e hendbollistes më të mirë në fillim të edicionit, Sia Celine.

Lëndimi i Sia Celines ishte një mungesë e madhe për Kastriotin në vazhdim të kampionatit.

Kastrioti mbeti pa qendrën që e bënte diferencën.

Me Sia Celine Kastriotit padyshim se do të ishte në dy-tre vendet  e para e kandidat për titull dhe trofeun e Kupës së Kosovës.

Lëndimi i saj dhe disa lojtare që kishin probleme me lëndime, Kastrioti mbetet në vend të pestë dhe kur merren parasysh të gjitha këto peripeci, është një sukses  (7 fitore e 7 humbje) sepse ka një organizim, ka një gjeneratë të lojtareve të talentuara falë punës së trajneres Lirie Muhaxheri. 

Kryetari i këtij kolektivi, Ekrem Beqa, ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për faktin se ka shumë të reja në këtë mjedis.
Beqa ka merita të mëdha për rritjen e numrit të lojtareve të reja.

Beqa synon gradualisht të bëjë një ekip për lakmi me fokus të veçantë me të reja, që janë e ardhmja e Kastriotit.

Sia Celine – lëndimi i saj dhe disa tjerave, e bëri të veten në këtë klub.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat