Kosova në presion të shortit të Kampionatit Botëror

Hendboll

Kosova në presion të shortit të Kampionatit Botëror

Më: 8 prill 2025 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Sot prej orës 19:00 në “Abdeen Palace” në Kajro të Egjiptit tërhiqet shorti i Kampionatit Botëror për hendbollistët deri në 19 vjet.

32 ekipe kombëtare do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e Botërorit që mbahet në Egjipt prej 6 deri më 17 gusht të këtij viti. Është vendosur që Botërori të mbahet në Kajro.

Pjesë e Kampionatit Botëror do të jetë edhe Kombëtarja U19 e Kosovës. Është ky tjetër historik i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Për short, Kosova U19 është në vazon e katërt.

Botërori në Egjipt është i 11-ti për hendbollistët e rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat