Kosova në grup me Hungarinë, Zvicrën e Marokun

Hendboll

Kosova në grup me Hungarinë, Zvicrën e Marokun

Më: 8 prill 2025 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Kosova U19 në grup me Hungarinë, Zvicrëne Marokun

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e Kampionatit Botëror. Shorti për Botërorin e 11-të për të rinj në hendboll është tërhequr të martën mbrëma në Kajro të Egjiptit.

Pikërisht në Kajro mbahet Kampionati Botëror i 19-vjeçarëve, prej 6 deri më 17 gusht.

Shorti ka përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në grup të vështirë me Hungarinë, Zvicrën e Marokun.

Kombëtarja jonë është në Grupin B.

Është hera e treta që ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll paraqiten në Botëror. Fillimisht u paraqit Kombëtarja U21 e hendbollistëve e më pas Kombëtarja U18 e hendbollisteve.

Në ceremoninë e shortit ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat