Kosova e ka të qartë se kë e ka përpara në Karlskrona

Hendboll

Kosova e ka të qartë se kë e ka përpara në Karlskrona

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2025 Në ora: 15:56
Agron Shabani

Vashat e kombëtares së Kosoivës premtojnë maksimumin që të dalin sa më mirë në ndeshjen e parë me Suedinë që luhet sonte (19.00) në Karlskrona.

Suedia është vendase dhe është favorite ndaj vashave Dardane.

Kombëtarja jonë ka mungesë të madhe hendbollisten Leonora Demaj. 

Megjithatë të përzgjedhurat e Agron Shabani do të orvaten të shtrojnë lojë të mirë ndaj suedezeve.

Ndeshja është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.

“Luajmë sonte prej orës 19:00 ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Botëror.

Me synim për të marrë më të mirën e mundshme dhe angazhim maksimal për fanellën e shtetit”, shkruan në faqen e FHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat