Nuk i ka shpëtuar dënimit Federata e Hendbollit e Kosovës.
Dënimi është shumë interesant që vjen nga Federata e Hendbollit Evropian.
Dënimi është i çuditshëm dhe për një spiker.
Cila është shifra e dënimit?
Gjykata e Federatës Evropiane të Hendbollit ka gjobitur për arsye të veçantë Federatën e Hendbollit të Kosovës. FHK-ja është gjobitur me 4 mijë euro, 2 mijë, prej të cilave janë me kusht, për sjelljen e spikerit zyrtar në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2026 mes Kosovës dhe Ukrainës, që u zhvillua në Prishtinë më 13 mars të këtij viti.
Spikeri zyrtar, sipas njoftimit të EHF-së të publikuar të enjten, i ka motivuar tifozët në mënyrë josportive.
“Federata e Hendbollit e Kosovës duhet ta caktojë një spiker korrekt për ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar EHF-ja.
Ky dënim është një vërejtje për FHK-në për të ardhmen, që mos të lejojë kësi gjëra të pazakonta nga spikeri.