Kombëtarja e Kosovës premton lojë më të mirë ndaj Suedisë që luhet sot (17.15) në kuadër të ndeshjes së kthimit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ndeshja është e fazës së dytë të kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll.
"Luajmë sot pasdite me Suedinë, të vendosur për të dhënë më të mirën e mundshme dhe për të luftuar për çdo top.
Vajzat tona janë të vetëdijshme se cilën Kombëtare kanë përballë, e po ashtu që prezantojnë shtetin tonë. Vendi i gjithë familjes së hendbollit është në palestër.
Bashkë kur Kombëtarja na bën krenarë, bashkë kur luajmë me superfuqi.
Ju presim.", njofton FHK: