Kombëtarja e Suedisë ka treguar forcën edhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Suedezet shënuan fitore të thellë me rezultat 43:24 (24:9) ndaj Kosovës.
Ndeshjen e parë e parë humbën me 51:16 dhe me rezultat të përgjithshëm eliminohen 94:40.
Që nga fillimi i ndeshjes suedezet ishin më të mira duke shkuar në pushim me 15 gola gola epërsi (9:24).
Në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë dhe një epërsi komode për Suedinë.
Vashat tona pësuan edhe një humbje të thellë (43:24).
Hendbollistja Clara Lerby është më efikasja me gjithsej 7 gola, ndërsa të Kosova u shqua Merlinda Qorraj me 11 sosh.