Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Hendboll

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Më: 17 prill 2025 Në ora: 14:28
Rron Ramadani në veprim

Të enjten është tërhequr shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

Turneu final i Kupës mbahet në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj më 26 e 27 prill.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës vë përballë fituesin në fuqi, Kastriotin, dhe kampionin në fuqi, Rahovecin.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave përfundoi baras.

Në gjysmëfinalen e dytë përballen Vushtrria e Besa Famgasi.

Skuadra pejane llogaritet favorite e madhe për vend në finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat