Rahoveci tronditet, Gjuka largohet

Hendboll

Rahoveci tronditet, Gjuka largohet

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2025 Në ora: 16:30
Egzon Gjuka

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, reprezentues i Kosovës, largohet nga kampioni në fuqi Rahoveci.

Largimi i tij e trondit Rahovecin që është në garë tani për titull dhe Kupën e Kosovës.

“Dua t’ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit hendbollistik Rahoveci.

Për ata që më njohin dhe e dinë çfarë karakteri dhe shpirti sportiv kam, e kuptojnë se ky vendim nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë.

Por koha do ta tregojë të vërtetën, herët a vonë.

Shokëve të skuadrës ju dëshiroj shumë suksese në vazhdim të garave.

Deri në sezonin tjetër, mirë u pafshim!”, njofton Gjuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat