Istogu gjunjëzon Ferizajn, fiton Kupën e Kosovës

Hendboll

Istogu gjunjëzon Ferizajn, fiton Kupën e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 27 prill 2025 Në ora: 19:09
Istogu

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 32:28 (13:13) ndaj Ferizajt, në finalen që u luajt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Pjesa e parë me rivalitet, Ferizaj avancoi me 1:0, ndërsa Istogu ka barazuar e avancuar me 3:5 në minutën e 11-të dhe pastaj edhe me 6:9. 

Në minutën e 27-të Ferizaj pasi që barazoi edhe avancoi me 13:12 duke u mbyllur pjesa e parë me 13:13.

Pjesa e dytë fatale për Ferizajn, një Istog më i mirë.

Në minutën e 45-të rezultati 19:24 në favor të Istogut.

Dorën në zemër një finale nën mesatare për nga cilësia.

Istogu me meritë ngadhënjeu me rezultat 32:28, duke rikthyer Kupën në Istog. 

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, shprehet i lumtur për këtë sukses të madh, tani mendjen e ka të play-off-it ku synon titullin e kampionit.

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe në vitet 2019, 2021, 2022 e 2023.

Pjesa e parë e ndeshjes finale ishte e barabartë. Me të nisur pjesa e dytë istogaset bënë shkëputje në rezultat, ndërsa mbajtën epërsinë deri në fund. Ferizaj bëri përpjekje për të barazuar, por pa sukses.

Salemateu Camara e Ferizajt u shpall lojtarja më e vlefshme (MVP) e turneut final të Kupës së Kosovës.

Kupën e Kosovës, kapitenes së Istogut, Blerta Ahmetxhekaj ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat