Më të mirët e më të mirëve në superturneun e Kupës

Hendboll

Më të mirët e më të mirëve në superturneun e Kupës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 15:26
Muhamet Arifi e Wadi Chebbi

Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë.

Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale.

Image

Camaras e Ramadani

Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës.

Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në plejof.

Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt.

Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat