Istogu është gati për finalen e parë të play-off-it e cila luhet nesër (20.00) në Banjë të Istogut.
Kampionja në fuqi përballet me Samadrexhën.
Istogu kërkon titullin e katërt rresht të Kosovës apo të pestin në histori të ekzistimit si klub.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, ka përgatitur ekipin maksimalisht duke kërkuar fitore në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës.
“Të mërkurën, më 14 maj, në palestrën e sporteve “Dresha” në Banjë, zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale të Play Off-it mes Istogut dhe Samadrexhës.
Kampionët aktualë, Istogu, të cilat para disa javësh fituan edhe Kupën e Kosovës, synojnë të mbrojnë titullin e kampionit dhe të përmbyllin një edicion të suksesshëm me plot trofe.
Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTV21 Plus.
Ftojmë të gjithë dashamirët e sportit, e veçanërisht ata të Istogut, të jenë të pranishëm dhe të përkrahin skuadrën tonë të suksesshme në këtë përballje të rëndësishme drejt trofeut të radhës”, njofton KHF Istogu.