Sonte luhet ndeshja e tretë e gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt), mes Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas Peja.
Pritet numër i madh i shikuesve në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja luhet në orën 20.00.
Kryetrajneri i Kastriotit Verim Zherka dhe ai i Besës Nikolla Prce, do të kërkojnë finalen e madhe.
Se trajnerët janë në siklet kjo as që diskutohet në komunitetin e hendbollit sepse gabimi më i vogël i eliminon nga gara për titull.
Përvoja e hendbollistëve të Verim Zherka apo përgatitja fizike e Besës do të ngadhënjejë sonte në qytetin e hendbollit, mbetet të shihet.
Në seri të fitoreve janë 1:1.
Dy ndeshjet e para kaluan me dramë të madhe edhe sonte pritet të jetë kështu veçse një dihet se lojtarët e Verim Zherkës kanë pushuar më mirë se ato dy ndeshjet e para për faktin se ndjeni lodhje psikike e trupore dhe në pulpa e këmbës.
Besa do të jetë e frikshme me djemtë të ri e që kanë shpirt luftarakë.
Mbi të gjithë le të ngadhënjejë më i miri e le të jetë në finalen e madhe ku e pret Rahoveci.