Suzana Ujkiq - golashënuesja më e mirë e play-off-it

Hendboll

Suzana Ujkiq - golashënuesja më e mirë e play-off-it

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 maj 2025 Në ora: 12:18
Suzana e Dijana Ujkiq

Para tetë viteve zbarkoi në Kosovë! Shumëkujt nuk ia mbushi syrin por me kalimin e kohës u bë hendbollistja kryesore në shtetin tonë.

Është Suzana Ujkiq nga Tuzi i Malit të Zi, e cila para pak vitesh mori nënshtetësinë e Kosovës dhe iu bashkua kombëtares tonë,  është lojtarja më e mirë në shtetin tonë.

Suzana Ujkiq si lokomotivë në petkun e Istogut, e kishte fjalën kryesore në play – off me motrën e saj Dijanën, ku mbrëmë festuan titullin e kampionit të Kosovës, i pesti në histori të ekzistimit të klubit Istogu.

Suzana Ujkiq është shënuesja më e mirë e play-off-it me gjithsej 34 gola, e pasuar nga Amanda Jennifer e Samadrexhës me 27, Mirjeta Dinolli (Samadrexha) 25, Dijana Ujkiq me 23 gola etj.

Suzana Ujkiq gjithmonë e thotë me krenari: “Nëse është pyetje e jap edhe shpirtin në fushë për kombëtaren e Kosovës”. Një lojtare që ka treguar klasin e saj edhe në kampionat edhe në play -off.

Motrat Suzana e Dijana Ujkiq përveç që janë shembullore në fushë e me kulturë të lartë, gjtihashtu shquhen edhe në jetë private dhe janë model i sportit.

Dhjetë shënueset më të mira

1. Suzana Ujkiq (Istogu) 34 gola
2. Amanda Jennifer (Samadrexha) 27
3. Mirjeta Dinolli (Samadrexha) 25
4. Dijana Ujkiq (Istogu) 23
5. Alma Nivokazi (Shqiponja) 22
6. Tina Hetemi (Samadrexha) 21
7. Sucacuexe Sebastiao (Istogu) 18
8. Lana Paviçeviq (Istogu) 15
9. Astou Ndiaye (Istogu) 12
10. Nihed Limem (Istogu) 10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat