Rahoveci e Kastrioti synojnë sonte hapin e madh

Hendboll

Rahoveci e Kastrioti synojnë sonte hapin e madh

Nga: K.G. Më: 18 maj 2025 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Sonte do të luhet finalja e parë e play - off-it në Kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampioni në fuqi Rahoveci përballet me fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt.

Ndeshja do të luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci synon t’i revanshohet Kastriotit për humbjen dhe eliminimin në garat e Kupës së Kosovës.

“Rahoveci e Kastrioti synojnë sonte hapin e madh drejt titullit të kampionit.

Finalja e parë pritet të jetë e zjarrtë”, shkruan në faqen e FHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat