Rahoveci fiton finalen e parë ndaj Kastriotit

Hendboll

Rahoveci fiton finalen e parë ndaj Kastriotit

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 20:41
Rahoveci

Rahoveci më i mirë në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kampioni në fuqi e ka mposhtur me rezultat 28:25 (19:12) fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin.

Atmosferë e mirë në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ku vendasit ia dolën të ngadhënjejnë falë gabimeve të shumta në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë të ekipit ferzajas., 

Deri në minutë e 20-të rezultati ka qenë i ngushtë. 

Në minutën e 12-të rezultati ishte 6:6.

Pastaj 11:12 për Kastriotin në minutën e 20-të.

Rahoveci pati seri 8:0 në dhjetë minutat e fundit duke udhëhequr me 19:12 dhe shkoi në pushim më këtë rezultat.

Rahoveci shkëputet me 8 gola (20:12) në minutën e 31-të. 

Ferizajas pas një loje më të mrië. Ngushtuan rezultatin në gjashtfgë gola (21:15) në minutëne 36-të dhe 23:19 (45’).

Në minutën e 49-të rezultati ngushtohet në tre gola (24:21).

Rahoveci ngadhënjeu me plot meritë me rezultat 28:25 dhe udhëheqin me 1;0 në seri të finaleve.

Hendbollisti Mali Luzha është më efikasi të Rahoveci me 6 gola, i ndihmuar nga Victor Alonso me 5, ndërsa te Kastrioti më efikasit janë Deniz TerziqLulzim Shabani me 7 gola e  me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat