Dikur hendbolliste e spikatur e kampiones së Kosovës, Istogu, boshnjakja Esma Muratoviq, tani po luan me sukses për kampionen e Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Petrov.
Reprezentuesja e Malit të Zi ka mall për Kosovën sepse për aq kohë sa ka luajtur në KHF Istogu, ka qenë e respektuar dhe e vlerësuar madje edhe ishte shpallur hendbollistja më e mirë.
Esma flet për suksesin në klubin e saj dhe ka një porosi edhe për hendbollin e Kosovës.
“Bota sot”: Sa jeni e kënaqur me ndeshjet me Gjorgje Petrovin dhe çfarë e dallon atë nga klubet e tjera?
Esma Muratoviq: Është sezoni i suksesshëm për mua. Ne luajtëm në Ligën e Evropës.
Ne jemi kampionë të Maqedonisë dhe po luftojmë për trofeun e kupës, dhe ky është qëllimi ynë i radhës.
“Bota sot”: Si e keni parë finalen e dytë të play – off-it midis Samadrexhës dhe Istogut?
Esma Muratoviq: Jam e lumtur që Istogu konfirmoi dominimin e saj në Kampionatin e Kosovës.
Jam e lumtur për titullin e ri të Istogut.
Nga ana tjetër, të gjitha lavdërimet i takojnë ekipit Samadrexha, e cila tregoi shpirt luftarak dhe ishte një kundërshtar i mirë.
“Bota sot”: Çfarë dëshiron të arrijë Esma në edicionin 2025-2026?
Esma Muratoviq: Le ta mbajmë sekret, ha ha ha (qeshet).
“Bota sot”: A ju mungon Istogu dhe Kosova?
Esma Muratoviq: Sigurisht që më mungon koha kur e kaloja mirë...
Kosova më do mua, edhe unë i dua ata gjithashtu.
Kam shumë miq të mirë dhe disa gjëra edhe zgjasin përgjithmonë.
“Bota sot”: A është hendbolli në Maqedoni më i mirë se në Kosovë dhe a shikohet apo paguhet më shumë?
Esma Muratoviq: Po, sigurisht që është, dhe për shkak të ndeshjeve evropiane, ka një epërsi krahasuar me hendbollin e Kosovës.
Për të qenë e sinqertë, të gjithë më respektojnë.
Të gjitha ekipet.
“Bota sot”: Cili është mesazhi për hendbollin e Kosovës?
Esma Muratoviq: Duhet që të investohet në hendbollin e Kosovës dhe me siguri rezultatet do të vijnë.