Hendbollisti Egzon Gjuka e ka dëshmuar mbrëmë se është tjetër nivel.
Loja e tij ishte edhe çelësi i titullit të kampionit të Rahovecit.
Gjuka ishte sikur Messi për Kastriotin e Ferizajt.
Kush e ka Gjukën e ka titullin!
Sa e kishte Besa Famgas festonte, tani dy vite rresht Rahoveci po feston me Gjukën.
Gjuka lojtar që e bën diferencën.
Lojtar që i jep shpirt lojës!
Kastrioti nuk kishte zgjidhje për të.
Rahoveci më i miri, dallimi u pa paksa edhe në cilësi.