Të dielën në Ferizaj garat e fatosëve

Hendboll

Të dielën në Ferizaj garat e fatosëve

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Të dielën (nesër) në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj mbahen garat për grupmoshën e fatosëve, për djem dhe vajza. Të drejtë paraqitjeje kanë djemtë dhe vajzat të lindur në vitin 2011 dhe më të rinj.

Te vajzat në Grupin A janë Ferizaj, Kastrioti dhe Vjosa, ndërsa në Grupin B janë Besa, Tereza dhe Prishtina.

Garat e vajzave fillojnë në orën 9:00.

Te djemtë garojnë Prishtina, Trepça, Prizreni dhe Ulpiana.

Garat e djemve fillojnë në orën 14:00.

Priten ndeshje të mira të njomakëve, ndërsa qëllimi kryesor është rritja e dashurisë për hendbollin te fatosët e po ashtu edukimi me frymën ekipore dhe njoftimi me rëndësinë e garës korrekte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat