Talenti Ylli Palushi i bashkohet ekipit të parë të Kastriotit të Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi me renome i hendbollit.
“Me krenari ju njoftojmë se një nga talentet më premtues të hendbollit ferizajas, Ylli Palushi, do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin e ardhshëm!
Ylli ka treguar vazhdimisht talentin dhe përkushtimin e tij, qoftë në gjeneratat e reja apo edhe në paraqitjet me skuadrën e parë.
Një lëndim e kishte mbajtur përkohësisht larg fushës, por tashmë është rikthyer më i motivuar se kurrë, gati të kontribuojë me gola dhe paraqitje të forta për të shëndritur për klubin e qytetit të tij”, - njofton KH Kastrioti.