Kosova me shtatë ekipe në garat evropiane

Hendboll

Kosova me shtatë ekipe në garat evropiane

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 16:41
Rron Ramadani në veprim

Plot shtatë skuadra anëtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës janë paraqitur për të garuar në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues, 2025/2026.

Të gjitha shtatë skuadrat tona do të garojnë në EHF European Cup, përkatësisht në Kupën Evropiane.

Te hendbollistët do të garojnë kampioni Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt si dhe finalistja e kupës dhe gjysmëfinalistja e plejofit, Besa Famgas nga Peja. Prishtina nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e garimit kontinental.

Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë kampioni dhe fituesi i Kupës, Istogu, finalistja e plejofit, Samadrexha, finalisti i Kupës dhe gjysmëfinalisti i plejofit, Ferizaj, dhe gjysmëfinalistja e plejofit, Shqiponja e Gjakovës.

Në javët në vazhdim do të tëhiqet shorti dhe po ashtu do të caktohet se në cilin raund të garave do të startojnë skuadrat kosovare.

Të kujtojmë që Federata e Hendbollit e Kosovës përkrah financiarisht të gjitha ekipet që garojnë në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat