Hendbollisti me përvojë, Alban Haziri, i bashkohet fituesit të Kupës së Kosovës, Kastriotit të Ferizajt.
Klubi me renome ka synime të mëdha për edicionin e ri po ashtu të jetë sa më i kompletuar për garat evropiane.
“Me krenari dhe entuziazëm të madh, njoftojmë se Alban Haziri është lojtari më i ri i KH Kastrioti!
Një lojtar me karakter fitues, pasion të zjarrtë dhe ambicie të pashuar për trofe – Albani i bashkohet familjes sonë për ta fuqizuar ekipin në rrugën drejt sukseseve të reja!
Bashkëlojtarët dhe i gjithë klubi i urojnë mirëseardhje të përzemërt, me dëshirën që së bashku të ecim përpara drejt majave, sepse Albani nuk njeh kompromis – ai synon vetëm fitore, lavdi dhe trofe!
Ardhja e Albanit është dëshmi e qartë se KH Kastrioti dhe qyteti i Ferizajt mbeten një qendër tërheqëse për çdo sportist që dëshiron të jetë pjesë e një familjeje të madhe dhe krenare me traditë të gjatë në hendbollin kosovar!”, njofton KH Kastrioti.