Atmosferë e shkëlqyer pune në Kombëtaren U19

Hendboll

Atmosferë e shkëlqyer pune në Kombëtaren U19

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 00:14
Kombëtarja U19 e Kosovës

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka nisur të premten grumbullimin e dytë në prag të Kampionatit Botëror që muajin e ardhshëm mbahet në Egjipt.

Kombëtarja është mbledhur në Prishtinë, ndërsa pasdite ka mbajtur stërvitjen e parë në palestrën "Adem Jashari" në Obiliq.

Atmosfera në grupin e lojtarëve është e shkëlqyer, kurse përkushtimi e seriozitet maksimal.

Grumbullimi i dytë zgjatë deri më 10 korrik.

Stërvitja në Obiliq është udhëhequr nga kryetrajneri i grupmoshës U19, Fatmir Muhaxheri dhe nën vëzhgimin e selektorit Bujar Qerimi.

Pjesë e shtabit teknik janë edhe Benon Brahushi dhe Nexhdet Dobroshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat