Edhe Vlerëson Zherka largohet nga Kastrioti

Hendboll

Edhe Vlerëson Zherka largohet nga Kastrioti

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2025 Në ora: 16:39
Zherka

Kastrioti i Ferizajt po mbetet pa lojtarët më përvojë, pas largimit të Lulzim Shabanit dhe Rron Ramadanit, ikë edhe Vlerëson Zherka. 

Jo me kaq, edhe Verm Zherka para pak kohe ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit. 

Hendbollisti Zherka ka bërë të ditur largimin e tij nga fituesi i Kupës së Kosovës.  

“Pas një kapitulli shumë të bukur dhe të veçantë në klubin e zemrës KH Kastrioti, erdhi koha t’i ndajmë rrugët. Ishte një emocion i veçantë dhe një përgjegjësi shumë e madhe të luash nën fanellën e klubit më të madh në Kosovë.

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që, bashkë me stafin teknik dhe bashkëlojtarët e mi, përkundër shumë sfidave dhe problemeve, nuk u dorëzuam dhe arritëm që klubit dhe qytetit, për dy vite rresht, t’ia sjellim dy trofetë e Kupës së Kosovës, për çka i falënderoj nga zemra për gjithçka.

Por pjesa më e veçantë dhe më emocionuese për mua gjatë kësaj periudhe ishte që qyteti i Ferizajt filloi sërish të frymojë me hendboll dhe palestra u stërmbush si në kohët më të arta të hendbollit ferizajas.

Këto ndeshje në palestrën “Bill Clinton” do të mbesin si momentet më të bukura të karrierës sime. I falënderoj nga zemra të gjithë shikuesit ferizajas, e në veçanti tifogrupin e zjarrtë “ULTRAS UJQIT”, që ma dhanë këtë kënaqësi të papërshkrueshme.

Në fund, i uroj klubit KH KASTRIOTI shumë suksese në të ardhmen, si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare”, ka shkruar Zherka në profilin e tij nl facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat