Shqiponja përballë ekipit të madh zviceran

Hendboll

Shqiponja përballë ekipit të madh zviceran

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup).

Shorti i së martës ka caktuar që Shqiponja të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur.

Ndeshjet zhvillohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit.

Shqiponja kthehet në gara evropiane me synim për sukses. Por shorti nuk e ka favorizuar shumë. Winterthuri vlerësohet prej skuadrave më të forta në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat