Sot, në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit, në Vjenë të Austrisë, u tërhoq shorti për Kupën Evropiane të EHF-së dhe Ligën e Kampionëve në garën e meshkujve dhe femrave.
Skuadra e Çairit, e cila arriti në raundin e 16-të sezonin e kaluar, për kundërshtar do të ketë ekipin slloven Ajdovshcina si rival në raundin e dytë dhe do të luftojë kundër këtij klubi për një vend në raundin e tretë.
Ndeshja e parë e Çairit do të luhet jashtë fushe në Slloveni, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në Shkup.
Ndeshjet e para të raundit të dytë janë planifikuar për 26/27 shtator, ndërsa ndeshjet e dyta do të luhen më 4/5 tetor.
Përveç Çairit, përfaqësueset maqedonase në Kupën Evropiane të EHF-së janë Kumanova, Metalurg Avtokomanda dhe Gjorce Petrov.