Fitore e madhe e Kosovës ndaj Izraelit

Hendboll

Fitore e madhe e Kosovës ndaj Izraelit

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 13:44
Kosova

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar me rezultat të thellë ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian në Gjeorgji.

Të premten paradite në Telavi, vajzat tona shkëlqyen dhe triumfuan me rezultatin 35:26 ndaj Izraelit.

Që në nismë, vajzat tona shfaqën cilësi dhe krijuan epërsi bindëse prej 5:0 e 11:1. Më pas e kontrolluan rezultatin deri në fund.

Pjesa e parë përfundoi 17:10.

Martina Bibaj udhëhoqi Kombëtaren tonë me dhjetë gola nga 12 tentime. Diona Dresh i kishte shtatë gola nga nëntë tentime, ndërsa Arjeta Imeraj i realizoi gjashtë gola nga shtatë tentime.

Me nga tri gola njdeshjen e përfunduan Sara Gjergjaj e Zoja Kameraj, nga dy i shënuan Orgesa Gola e Elona Zeneli, kurse nga një Klaudia Ukaj e Arona Krasniqi.

Portierja Donjeta Shabani u dallua me 13 pritje dhe u shpall më e mira e ndeshjes.

Të gjitha lojtaret dhanë kontribut në fitoren e rëndësishme.

Tani Kosova U19 luan për vendin e pestë në Evropianin B në Gjeorgji. Ndeshja për vend të pestë është të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat