Mebombo firmos me Kastriotin

Hendboll

Mebombo firmos me Kastriotin

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2025 Në ora: 22:23
Prince Mebombo

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt përforcohet me hendbolisitn nga Kongo, Prince Mebombo.

Fituesi i Kupës së Kosovës synon të kompletohet në çdo repart.

“Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit ndërkombëtar nga Republika Demokratike e Kongos 🇨🇩, Prince Mebombo, i cili nga sot do të jetë pjesë e familjes Kastrioti!

Përfaqësues i Kombëtares së RD Kongos, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të IHF 2021 dhe Lojërat Afrikane 2023.

Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe shpërthimin në lojë, besojmë se Prince do të jetë një forcë e madhe në repartin tonë defanziv dhe ofensiv!”, njofton KH Kastrioti.

Nga ana tjetër, nga klubi janë larguar Rron Ramadani, Lulzim Shabani, Denis Terziqi e Vlerëson Zherka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat