Një brazilian të Kastrioti

Hendboll

Një brazilian të Kastrioti

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2025 Në ora: 23:44
Luis Rodrigues Avelino

Fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, është përforcuar me hendbollistin brazilian, Jose Luis Rodrigues Avelino.

"Kastrioti prezanton dirigjentin e ri në qendër të lojës!🇧🇷 Me origjinë nga Brazili dhe përvojë në pozitën e center back Jose Luis Rodrigues Avelino është përforcimi më i ri i KH Kastrioti për sezonin 2025/26.

I lindur në Rio de Janeiro, José Luis vjen me stil latin, energji të lartë dhe instinkt natyral për organizimin e lojës – pikërisht ajo që kërkohet në zemër të fushës.

Me këtë lëvizje, Kastrioti vazhdon ta ndërtojë një skuadër konkurruese për garat vendore dhe evropiane!”, njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat