Valbona Gjinovci: Izi ishte e do të mbetet mik i të gjithëve

Hendboll

Valbona Gjinovci: Izi ishte e do të mbetet mik i të gjithëve

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2025 Në ora: 11:20
Valbona e Izet Gjinovci

Izet Gjinovci, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, figura më e fuqishme e këtij sporti, njeriu që bëri shumë në periudha të ndryshme, sidomos në gjeneratën e sakrificës dhe në 25 vitet e pasluftës deri në frymën e fundit të jetës së tij.

Ishte punëtor i madh, profesionist e i palëkundur para çdo vendimit.

Valbona, bashkëshortja e Izet Gjinovcit, ka shkruar disa fjalë emocionuese.   

Image

Valbona pranë varrit të Izet Gjinovcit

“5 gusht, një vit i gjatë e shumë i vështirë, i mbuluar me trishtim, boshllëk, mërzi, vetmi e pasiguri.

Përse kjo pyetje gërryen shpirtin e mendjen time, përse ike kaq shpejt?  Pavarësisht dallgëve të jetës, kurrë s’ja lëshuam dorën njëri tjetrit. 

20 vite bashkë, gjithmonë të pandarë. Nga ikja jote e shpejtë e shumë tinzare me mungon çdo gjë, kafja e mëngjësit me ty, bisedat tona, dashuria e sinqertë e pa kushte që kishim me njëri tjetrin, sot them me vete kishim qenë të lumtur e së kisha dit... 

Shpirti yt i bardhë iku në paqe i ndriçuar nga dashuria e mirësia që pate në zemër. Në rrugën e gjatë të jetës të mbushur me sfida

i dhe bardhësi e dritë kujtdo që pate pranë, ndihmove këdo muneë, edhe ato pak individë apo kundërshtare që u munduan të të vënë shkopinj nën rrota, ti me zgjuarsinë e maturinë tënde, me qetësinë që të karakterizonte i mundje me buzëshjen tënde rrezatuese.

Mediat, përfaqësuesit e institucioneve, njerëzit e sportit, kolegët, miqtë, tifozët të cilësuan doen e simbol të hendbollit e sportit kosovar. Me bindje të plotë them kishin të drejte, ti ishe padiskutim një personalitet që dhe gjithçka nga vetja për 4 dekada, shkrive pasurinë për dashurinë e madhe të jetës tënde që ishte hendbolli.  Ti e përmbushe me modesti e krenari misionin tënd të jetës, ti ke qenë e do mbetesh miku i të gjithëve.

Në të njëjtën kohë ti me personalitetin tënd, bërë që familja jote së cilës ti i përkisje të ndiheshin krenar për atë që ti ishe, për njeriun e ndershëm e të sinqertë, për vëllain e respektueshëm e xhaxhain bujar e të jashtëzakonshëm, padyshim që ata do të kujtojnë gjithmonë me nder e respekt                            

Izi im i shtrenjtë, ti ishe shoku e miku im më i mirë, strofulla e sigurtë ku unë mbështetësha, ishe gjysma ime më e mirë, shpirti e zemra ime.

Kur vendosa të bëja shtepinë tënde të fundit, zgjodhe një pemë shumëngjyrëshe që ta vendosja afër teje që ti jepte sadopak ngjyra atij vendi të ftohtë ku ti je, ishin dy degë në një të lidhura njëra me tjetrën sikur kemi qenë dy, ne kemi qenë e do jemi përjetësisht një. Unë të kam dashur fort e do të dua përjetësisht derisa Zoti të më sjellë pranë teje o jetë. I përjetshëm kujtimi yt, qofsh në paqe e unë kam qenë e do mbetem Bona e Izit ...”, ka shkruar Valbona Gjinovci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat