Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është nisur për në Egjipt ku do të paraqitet në Kampionatin Botëror.
Kombëtarja është nisur të martën, për shkak të telasheve me pajisje me viza. Udhëtimi është dashur të bëhet të hënën.
Menjëherë të mërkurën mbrëma është ndeshja e parë me Zvicrën.
Është kjo gjenerata e tretë e hendbollistëve të Kosovës që paraqitet në Kampionate Botërore.