Kombëtarja e Kosovës U-19 sot do të përballet me Zvicrën, në kuadër të ndeshjes së parë të Kampionatit Botëror në hendboll.
Djelmoshat tanë janë mirë të përgatitur dhe synojnë lojë të mirë për rezultat të favorshëm.
“Fillojmë sot paraqitjen e tretë në Kampionatin Botëror.
Nga ora 18:30 luajmë me Zvicrën në Botërorin U19 në Egjipt.
Ndeshja zhvillohet në arenën "Dr. Hassan Moustafa" në Giza”, njofton FHK.