Kosova U-17 i jep leksion Britanisë së Madhe

Hendboll

Kosova U-17 i jep leksion Britanisë së Madhe

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 14:37
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës e ka përfunduar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian U17 në Prishtinë.

Të dielën vajzat tona fituan bindshëm, 35:22, ndaj Britanisë së Madhe.

Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e shtatë.

Aurea Konjuvca e Ardiola Surdulli i shënuan nga gjashtë gola për Kosovën.

Pesë i kishte Elsa Shala e nga katër Rina Bytyqi e Valza Manxhuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat